Djali i Salman Rushdie, Zafar: Babai ka pësuar lëndime që i kanë ndryshuar jetën

Autori Salman Rushdie është ende në një gjendje kritike, por “ndjenja e zakonshme e humorit dhe sfiduese mbetet e paprekur”, thotë djali i tij.

Zafar Rushdie tha se babai i tij kishte pësuar lëndime që i kanë ndryshuar jetën, por ishte në gjendje të fliste me familjen e tij.

Shkrimari 75 vjeçar mbeti i plagosur rëndë pasi u godit me thikë në skenë në një ngjarje në shtetin e New Yorkut.

Ai është përballur me vite të tëra me kërcënime me vdekje për romanin “Vargjet Satanike”, të cilin disa myslimanë e shohin si blasfemi.

 

Personi i akuzuar për sulmin e së premtes është deklaruar i pafajshëm për tentativë vrasjeje.

“Pas sulmit të premten, babai im mbetet në gjendje kritike në spital duke marrë trajtim të gjerë mjekësor në vazhdim”, shkroi Zafar Rushdie në Twitter.

Familja ishte “jashtëzakonisht e lehtësuar” kur Rushdie u hoq nga një ventilator të shtunën, tha ai, duke shtuar se babai ishte në gjendje “të thoshte disa fjalë”.

I dyshuari Hadi Matar, 24 vjeç, akuzohet se ka dalë në skenë dhe ka goditur me thikë indianin të paktën dhjetë herë në fytyrë, qafë dhe bark.

Një gjykatës urdhëroi që ai të mbahej në burg pa të drejtë të lirimit me kusht.