FC Barcelona ka zyrtarizuar ardhjen e Joao Mendes de Assis Moreira, djalit të Ronaldinhos, njofton “Marca”, përcjell lajmi.net.
Ai tashmë kishte qenë duke u stërvitur me disa ekipe të të rinjve gjatë këtyre javëve, por vetëm këtë të enjte u zyrtarizua nënshkrimi i tij.
“Ai ka një të ardhme të mirë si lojtar” , ka treguar pak ditë më parë presidenti Joan Laporta.
“Mini Dinho”, siç po quhet ai, është një futbollist që mund të luajë si qendërsulmues dhe si sulmues i dytë apo mesfushor.
Duhet mbajtur mend se nënshkrimi i Ronaldinhos në aventurën e parë të Joan Laporta si president ishte vendimtar për suksesin e asaj Barça.
Me brazilianin si lider, skuadra fitoi sërish tituj, mes tyre edhe Ligën e Kampionëve të vitit 2006.



