Djali i dëshmorit nga Tetova e bën për pesë pare “avokaten e BDI-së”

Elita Masha, “avokatja” ma e re e selisë blue në Reçicë të Vogël dhe e Ali Ahmeti, si duket i ka dhënë një mision të vështirë vehtes për ta mbrojtur BDI dhe Ali Ahmetin?

Ajo paraqitet si një kuadër e re, qe don të kyçet në politikë si shpresa e BDI-së për 20 vitet e ardhshme? Po kush është Elita Masha në fakt? Kuadri i “ri” i BDI-së?

“Avokatja” e Aliut ndryshe edhe ish pronare e shkolles Willson, që arriti ta akreditoj këtë shkollë falë BDI-së dhe ndihmës së asaj kohë të zv.Kryeministrit Musa Xhaferit, sot insiston ta bëjë intelektualen e “pavarur” dhe gjoja pretendon të kyçet në BDI, duke synuar vendin e depuetes, ndërsa gjithë jetën ajo dhe familja e saj ja kanë parë hajrin BDI-së.

Ajo përvec se thurrë lavde për Ali Ahmetin, mandej parapalqen edhe të “kacafytet” edhe neper komente nepër facebook me komentues te ndryshëm që mund ta kritikojnë liderin shpirtëror të Elita Mashës?! Ajo pa fije turpi në një koment kishte dashur ti shes mend edhe Florim Arifit përndryshe djali i Hajredin Arifit nga Sellca e Tetovës, dëshmor i luftës së 2001 i rrënë në Malësinë e Sharrit!

Ja edhe komenti i djalit të dëshmorit Florin Arifi, i cili ka komentuar nën postimin e Elitës që ka mbrojtur dhe ka thurrur lëvdata ndaj Ali Ahmetit:

E nderuara Elita, patriotizmi nuk është si fruthi, patriotizmi është vlerë dhe ndërgjegjie që duhet ta kesh gjithmonë në zemër.

Në këtë debat ka reaguar edhe miku i Florin Arifit, Bujamin Sulejmani duke i kujtuar Elitës se Florin është djali i dëshmorit të rënë në 2001 dhe se Elita nuk mund ti tregojë Djalit të dëshmorit se çka është patriotizmi?!

Ka reaguar në formë indirekte edhe Elita Masha duke thënë: se… ”pse mendon se vetem fëmijët e dëshmorëve e kanë atë privilegj?
Me çdo përkulje përballë fëmijëve të dëshmorëve por patriotizmi është ndjesi askush smund të peshojë sa e ka dhe sa e ndjen tjetri ka përfunduar Elita Masha! (Marë nga faqja Tetova në Facebook)