DJ Geek me urim të veçantë për Dafinën

Më 14 prill, këngëtarja Dafina Zeqiri feston ditëlindjen, me këtë rast ajo mbushi plot 31 vjet jetë.

Me rastin e ditëlindjes, këngëtarja pranoi urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë, të cilët ia uronin më të mirat asaj.

Në mesin e atyre urimeve, nuk mungonte as ai nga partneri i saj, DJ Geek, i cili publikoi një foto bashkë me këngëtaren.

“Në këtë ditë speciale, po ngre dolli për ty dhe jetën tënde. Urime ditëlindjen”, është urimi i DJ Geek.