Dj Dagz i përkushtuar ndaj familjes, bën dedikim të veçantë për Einxhelin

DJ Dagz, ish banori i edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”, i është përkushtuar shumë familjes që nga lindja e djalit.

Atij nuk i mungojnë edhe postimet në rrjetet sociale kohë pas kohe, shkruan lajmi.net.

“Ti je një mami e mirë…..”, shkroi Dagz në një postim të tij në Instagram.

Ky postim i është dedikuar blogerës Einxhel Shkira, ish banore e edicionit të parë të “Big Brother Vip Albania”.

Kujtojmë Dj Dagz dhe Einxhel Shkira kanë filluar lidhjen e tyre të dashurisë në këtë reality show.