Ditën e parë si kryetar, Abdixhiku e fillon me homazhe te varri i Rugovës

“Më 15 mars 2021, në orën 11:00, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Lumir Abdixhiku u zgjodh sot kryetar i ri i partisë pasi që Isa Mustafa dha dorëheqje nga kjo detyrë, pas debaklit në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, në të cilat LDK-ja shënoi rezultatin e saj më të dobët ndonjëherë.