Ditëlindja e Thaçit, Tahiri: Urime ditëlindjen miku im i idealeve kombëtare

 

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita Tahiri, e ka uruar ish-presidentin, Hashim Thaçi, për ditëlindjen e tij të 56-të.

Përmes një fotografie të postuar në Facebook, Tahiri e quajtur Thaçin “mik të idealeve të saj kombëtare.

“Urime ditëlindjen miku im i idealeve kombëtare. Ti nuk je përkohësisht mes nesh, por veprimtaria yte çlirimtare është dhe mbetet historike”, ka shkruar ajo, njofton Klankosova.tv.