Dita nis me vranësira të shoqëruara me reshje shiu dhe bore, njihuni me parashikimin e motit

Moti sot paradite do të jetë i vranët dhe me reshje të përkohshme të shiut të cilat në disa vende më të ulëta do të kalojnë në borë. Në pjesët perëndimore do të formohet shtresë e borës. Reshje të përkohshme të dobëta të borës priten edhe në disa pjesë të Luginës së Shkupit.

Pasdite pritet që reshjet të ndalojnë dhe të fillojë kthjellja graduale e motit. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior, veçanërisht përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 5, ndërsa ajo maksimale prej 3 deri në 9 gradë Celsius.

Në Shkup në mëngjes moti do të jetë me shi, k në në pjesët më të larta të luginave do të kalojë në borë. Pastaj vranësirat do të zbresin. Temperatura minimale do të bie deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 5 gradë Celsius.

Për shkak të depërtimit të masës së ftohtë ajrore gjatë natës dhe nesër paradite do të fryjë erë e përforcuar veriore, ndërsa reshjet e shiut do të kalojnë në borë edhe në disa vende më të ulëta. Në pjesët perëndimore do të formohet shtresë e re e borës. Për shkak të kthjellimit të mërkurën dhe të enjten temperatura e mëngjesit kudo do të jenë negative.