Festivali Qixi i Kinës, ose Dita e Shën Valentinit kinez, shënoi një rritje të shitjeve të luleve si dhe të bizhuterive.
Mesditën e të martës, porositë për lule të freskëta në platformën kineze të tregtisë elektronike “Meituan” u rritën me gati 30 për qind në bazë vjetore, bën të ditur “Xinhua”.
Të dhënat nga ofruesi i shërbimit të shpërndarjes në internet “Eleme” treguan se porositë e dërgesave për lule të freskëta u rritën rreth 50 për qind në bazë vjetore përpara Festivalit Qixi.
Rrjeti popullor kinez i pijeve “HEYTEA” bëri të ditur se disa nga pikat e saj panë rritje të shitjeve me mbi 600 për qind gjatë të martës.
Markat e bizhuterive gjithashtu u përpoqën të bënin fushata promovuese, duke ofruar ulje çmimesh që varionin nga 30 juanë (rreth 4,11 dollarë amerikanë) në 50 juanë për gram për bizhuteritë e arit, duke tërhequr një sërë konsumatorësh.
Shitjet me pakicë të mallrave të konsumit në Kinë, një tregues kryesor i fuqisë së konsumit të vendit, u rritën 2.5 për qind në korrik dhe 7.3 për qind gjatë periudhës janar-korrik, duke treguar një rritje të qëndrueshme të konsumit. (Irma)