Dita e dytë pas vendimit të Supremës, pritet urdhri për Jankullovskën

Tanimë dy ditë që kur Gjykata Supreme e vërtetoi dënimin me katër vjet burg për ish-Ministren e Brendshme Gordana Jankullovska dhe pritet urdhri që ajo të pritet në burg. Patrullat e policisë edhe sot janë pranë shtëpisë së saj, ku kontrollohen të gjitha makinat dhe shoferët. Pas fundjavës, vendimi i Gjykatës Supreme pritet të paraqitet nesër në Gjykatën e cila duhet të shkruajë urdhrin për vuajtjen e dënimit me burg. Jankullovska është dënuar për rastin “Tanku” për abuzim të pozitës së saj zyrtare në blerjen e Mercedesit luksoz prej 600,000 eurosh.