Dita bëhet natë në Greqi, fenomeni i pazakontë prej zjarreve

Qielli i Atikës është bërë sërish i zymtë pas rritjes së përqendrimit të grimcave të imëta PM2.5.

Raportohet se në 24 orët e mëparshme, rrjeti i sensorëve të Institutit të Kërkimit Mjedisor të Observatorit Kombëtar të Shkencëtarëve të Athinës vuri re një përmirësim, ndërsa bëri të ditur se grimcat vijnë nga rajoni i Evia-s Qendrore dhe Veriore.

Me rritjen e përqendrimit të grimcave, autoritetet në Atikë kanë paralajmëruar grupet e rrezikuara që të kenë kujdes dhe të reduktojnë aktivitetin jashtë.

Thirrje veçanërisht është bërë për të moshuarit dhe fëmijët ndërsa është rekomanduar mbajtja e maskave jashtë.

Kujdes i veçantë, veçanërisht për ata që vuajnë nga probleme kardio -respiratore, rekomandohet gjatë orëve të mbrëmjes kur nivelet e përqendrimit të grimcave të imëta të pezulluara janë më afër tokës.

Kujtojmë se zjarret Evia vijojnë të jenë aktive dhe të shkatërrojnë sipërfaqe të tëra pyjesh prej nëntë ditësh tashmë.