Shkruan: Teuta Sabedini – Anëtare e Kryesisë Qendrore, PDSH
Në jetën dhe natyrën e saj femra ka parë e ka përjetuar dhembje shumë të rënda, e sidomos femra shqiptare në viset e Maqedonisë së Veriut e cila i është nënshtruar një golgote të paparë. Pas vitit 2001, edhe nëna, vajza, gjyshja shqiptare kishin menduar se do të gëzonin lirinë, barazinë dhe të drejtat si të gjithë gratë e shteteve demokratike, por nuk ndodhi e pritura. Me pjesëmarrjen e BDI -së për dy dekada rresht në qeveritë e RMV, në emër të “vullnetit të votës shqiptare”, kjo mbeti një ëndërr e pa realizuar.
Diskriminimi, peripecitë, kufizimet, fanatizmi, dhuna dhe dhembjet e kanë fisnikëruar femrën shqiptare. Ato e kanë bërë më rezistente e shumë më pak të friksuar; më të lulëzuar e më të ndritshme, më të ngrohtë e shumë njerëzore. Ndoshta kjo mënyrë e jetesës na ka dhënë vetbesimin si mishërim, se gjitha sfidat mund ti përballojmë dhe të mbrojmë familjen si synim jetik.
Të dashur vëllezër dhe motra, lufta me koronavirusin e ka bërë jetën tonë paksa më të veçantë e më të kufizuar, virusi aktual së bashku me rrethanat ekonomike, sociale e politike që i kemi të trashëguar, po përdor trupin tonë si një trampolinë për ta pushtuar e nënshtruar shpirtin tonë!
Ne patjeter se duhet t’i respektojmë të gjitha udhëzimet, sugjerimet dhe direktivat e Organizatës Botërore Shëndetësore, profesionistëve të kësaj lëmie, e pa dilemë t’i përmbahemi udhëzimeve dhe sugjerimeve të Partisë Demokratike Shqiptare dhe kryetarit të saj z.Menduh Thaçi, të cilët si gjithmonë edhe tani veprojnë dhe ndajnë së bashku të gjitha sfidat me çdo familje shqiptare.
Të gjithë që humbën jetën në luftën me koronavirusin e lusim Zotin që t’i shpërblejë me parajsë, ndërsa familjarëve të tyre u shprehim ngushllimet më të sinqerta, kurse tëinfektuarve, nga zemra ju uroj forcë për tejkalim të shqetsimeve.