Disa vetura përfshihen nga zjarri në magjistralen Gjakovë-Prizren

Dhjetëra vetura të parkuara në një pikë grumbullimi për pjesë janë përfshirë nga zjarri në magjistralen Gjakovë-Xërxë-Prizren. Telegrafi ka publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku kanë treguar se si rezultat i kësaj është bllokuar edhe rruga shkaku i kolonës së madhe.