Pa energji elektrike sot do të mbesin një pjesë e qytetarëve nga komunat Butel, Gazi Babë dhe Aerodrom.
Siç kumtoi Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave të Qytetit të Shkupit, pas marrjes së njoftimit nga EVN, nga ora 08:00 deri në 10:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga një pjesë e rrugës “Natanail Kuçeviski” në lagjen Butel 1.
Nga ora 08:30 deri në ora 14:30, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rruga “Negotinska” në lagjen Çento, ndërsa nga ora 9 deri në ora 15:00 shfrytëzuesit nga një pjesë e fshatit Lisiçe e poshtme.
Shkak i ndërprerjes janë ndërhyrjet teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.





