Natën e kaluan përpara godinës së Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dhe për këta qytetarë kërkesa mbetet “largimi i kryeministrit”.
Pas protestës paqësore të zhvilluar një ditë më parë, ku nuk munguan edhe bashkatdhetarë, dhe e cila u shoqërua me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit, disa qytetarë kaluan natën në hapësirën përballë godinës së Kryeministrisë.
Situata mbeti e qetë përgjatë natës, pa incidente të raportuara, dhe qëndrimi i tyre si një akt simbolik rezistence solli edhe bllokim të bulevardit.
Në mëngjesin e kësaj të diele, uniformat blu kërkuan lirimin e hapësirës publike, duke apeluar për respektim të rregullave dhe shmangie të bllokimit të lëvizjes.
Një pjesë e qytetarëve vijojnë të qëndrojnë para Kryeministrisë, edhe pse në temperatura të larta, duke mbajtur pankarta ku kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë, në pritje të protestës së paralajmëruar në orët e pasdites.
RTSH



