Disa pjesë të Shkupit pa rrymë

Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin elektro-distributiv sot pa energji elektrike do të jenë disa konsumatorë në komunat Gjorçe Petrov, Aerodrom, Gazi Babë dhe Butel.

“Në periudhën prej orës 9:00 deri në orën 14:00 ndërprerje të energjisë elektrike do të kenë disa nga shfrytëzuesit e rr. “Lesnovska”, rr. “Prezviter Konstantin”, rr. “Jan Hus” dhe rr. “Pop Bogomil”, prej orës 9:00 deri në orën 10:00 disa nga shfrtëzuesit në rr. “Emil Zola” nr.6 hyrja 1 dhe 2, rr. “Viktor Hygo” nr.9 dhe 10, prej orës 12:00 deri në orën 15:30 një pjesë e rr. “Gjorgi Skrizhevski, prej orës 8:00 deri në orën 14:00 shfrytëzuesit nga lokaliteti “Pirkov Rid”, Salloni shitës “Platin”, Hoteli BON BON, Depoja EE Kompani, Objekti industrial “Brzi Sped Transport” dhe objektet rreth tij dhe prej orës 12:00 deri në orën 14:00 shfrytëzuesit nga f. Creshevë, f. Smilkovc, Rruga e Lubotenit dhe Gazpërçuesi Butel”, kumtuan nga Qendra për menaxhim me kriza.