Disa nga ngjarjet që shkaktuan zhgënjimin me Kosovën dhe zbehën pavarësinë e saj

Shkruan: Milazim Krasniqi

Në Rambuje ka qenë qëndrimi unanim kundër pavarësisë së Kosovës. Dokumenti parashikonte një autonomi substanciale brenda Jugosllavisë. Meqë Jugosllavia (Serbia) refuzoi, solidariteti me Kosovën u bë maksimal, pasuan bombardimet e NATO-s kundër Jugosllavisë dhe Kosova u çlirua. Por, vazhdimi filloi të prodhonte zhgënjim te sponsorët e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës.

Mund të evidencohen disa ngjarje që e prodhuan atë zhgënjim, i cili tashmë është bërë dominant (saksionet e BE-sa ndaj Kosovës) dhe kërcënues për ekzistencën e këtij shteti, (mundësia e mbylljes së Bondstillit.)

Ja disa nga ato zhvillime që prodhuan zhgënjime:

  1. Zhgënjimi i akterëve ndërkombetar me dhunën ndaj serbëve ishte i menjëheshëm.
  2. Zhgënjimi me dhunën e motivuar nga rivalitetet politike (krahu i luftës, krahu i paqes.)
  3. Zhgënjimi me joseriozitetin e administratës komunale e edhe të qeverisë qendrore, pas mbajtjes së zgjedhjeve të para.
  4. Zhgënjimi me dhunën që shkaktuan trazirat e marsit 2004, të cilat u kthyen edhe kundër prezencës ndërkombëtare.
  5. Zhgënjimi me dialogun nga viti 2011 përkatësisht me mozbatimin e marrëveshjes për Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe (2013, 2015)
  6. Zhgënjimi me zhagitjen e miratimit të demarkaconit me Malin e Zi.
  7. Zhgënjimi me dhunën e LVV në Kuvendin e Kosovës e edhe në rrugë.
    8.. Zhgënjimi me rritjen e ekstremizmit fetar, shkuarjen e të rinjve në luftëra në Siri e në Irak.
  8. Zhgënjimi me iniciativen për zhbërjen e Gjykatës Speciale.
  9. Zhgënjimi me përhapjen enorme të korrupsionit.
  10. Zhgënjimi me masat e qeverisë Kurti në veri, të cilësuara si të pakoordinuara me faktorët ndërkombëtar.
    Koment i shkurtër: për dështimin e shtetit, faturën e paguan populli, jo qeveritë. Qeveritë shkojnë e harrohen, pasojat (si edhe borxhet) mbesin. Paguhen ose me kokë (shpërbërje të shtetit) ose me këste me kamatë të lartë.
  1. Zhgënjimi i akterëve ndërkombetar me dhunën ndaj serbëve ishte i menjëheshëm.
  2. Zhgënjimi me dhunën e motivuar nga rivalitetet politike (krahu i luftës, krahu i paqes.)
  3. Zhgënjimi me joseriozitetin e administratës komunale e edhe të qeverisë qendrore, pas mbajtjes së zgjedhjeve të para.
  4. Zhgënjimi me dhunën që shkaktuan trazirat e marsit 2004, të cilat u kthyen edhe kundër prezencës ndërkombëtare.
  5. Zhgënjimi me dialogun nga viti 2011 përkatësisht me mozbatimin e marrëveshjes për Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe (2013, 2015)
  6. Zhgënjimi me zhagitjen e miratimit të demarkaconit me Malin e Zi.
  7. Zhgënjimi me dhunën e LVV në Kuvendin e Kosovës e edhe në rrugë.
    8.. Zhgënjimi me rritjen e ekstremizmit fetar, shkuarjen e të rinjve në luftëra në Siri e në Irak.
  8. Zhgënjimi me iniciativen për zhbërjen e Gjykatës Speciale.
  9. Zhgënjimi me përhapjen enorme të korrupsionit.
  10. Zhgënjimi me masat e qeverisë Kurti në veri, të cilësuara si të pakoordinuara me faktorët ndërkombëtar.
    Koment i shkurtër: për dështimin e shtetit, faturën e paguan populli, jo qeveritë. Qeveritë shkojnë e harrohen, pasojat (si edhe borxhet) mbesin. Paguhen ose me kokë (shpërbërje të shtetit) ose me këste me kamatë të lartë./EO