Disa nga fytyrat publike që morën pjesë në dasmën e Robinit e Marigonës

Mbrëmë çifti Marigona Krasniqi dhe Robin Krasniqi bënë bujë të madhe për organizimin e dasmës së tyre.

Boksieri i famshëm dhe modelja e organizuan një dasmë luksoze në njërin nga hotelet e Prishtinës, shkruan lajmi.net

Çdo detaj ishte i menduar mirë dhe të linte përshtypjen e një dasme madhështore.

Përveç pamjes së hotelit dhe çiftit, ajo çka mori vëmendjen ishin edhe mysafirët e shumtë ku disa nga ta ishin fytyra të njohura publike.

Shkurte Gashi, Meda, Memli Krasniqi, Daut Haradinaj, Afrim Muçiqi, Alban Mehmeti ishin disa nga fytyrat publike që morën pjesë në dasmë. /Lajmi.net/