Disa komuna të Shkupit nesër do të jenë pa energji elektrike

Shfrytëzuesit nga disa komuna të Sarajit, Studeniçanit, Haraçinës, Gazi Babës dhe Karposhit nesër do të mbeten pa energji elektrike.

Prej QRMK – Shkup informon se nga ora 07:55 deri në ora 10:55, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga fshati Bërnjarci, shfrytëzuesit në anën e majtë të të rrugës së Haraçinës, objektet përreth ZIK Kravrastvo, ARS Komerc – rruga për në Haraçinë, guroren e Haraçinës dhe pikën e karburantit Davos në hyrja në fshatin Haraçinë.

Nga ora 08:45 deri në ora 12:00, shfrytëzuesit nga fshati Gllumovë, i vendosur në afërsi të shkollës, do të jenë pa energji elektrike.

Në periudhën prej 09:00 deri në ora 12:00, një pjesë e shfrytëzuesve nga vendbanimi i fundjavës Markova Sushica, dhe nga ora ora 11:00 deri në ora 15:00, një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “Damaska”.

Në periudhën prej orës 12:30 deri në ora 15:30, shfrytëzuesit nga fshatrat Çajlane dhe Semenishte do të jenë pa energji elektrike.