Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e distribuimit të energjisë elektrike, sot dhe nesër disa nga konsumatorët nga komunat Saraj, Qendër, Çuçer Sandev dhe Kisella Vodë do të mbeten pa energji elektrike, njoftoi QMK – Shkup.
Në periudhën prej 09:00 deri në 15:00, konsumatorët nga fshatrat Raçe, Kopanicë dhe Bojanë në komunën e Sarajit do të jenë pa furnizim me energji elektrike.
Në periudhën prej 08:00 deri në 12:00, konsumatorët nga rruga “Maqedonia” (pjesa nga Rekordi deri në restorantin “Pelister”) në komunën e Qendrës do të mbeten pa energji elektrike.