Fabio Wajngarten, sekretari i shtypit për presidentin brazilian Jair Bolsonaro, rezultoi pozitiv me koronavirus ditën e sotme, sipas dy burimeve që folën për CNN.
Mësohet se shëndeti i presidentit të Brazilit po monitorohet nga mjekët.
Wajngarten ishte me Bolsonaro në udhëtimin e fundjavës së kaluar në Sh.B.A., gjatë së cilës presidenti Bolsonaro darkoi me Presidentin Trump në Mar-a-Lago.
Wajngarten postoi disa ditë më parë një fotografi të tij me Trump në Instagram.
Deri më tani janë 25 raste të konfirmuara me koronavirus në Brazil.