Disa arsye me frymë demokratike pse BDI duhet të shkojë në opozitë

Nga Fatos Rushiti, Agjencia e lajmeve INA

Zaev, Mickovski dhe Sela e kanë shansin e artë t’a qesin BDI-në e kriminalizuar dhe korruptive në opozitë dhe fare të mos e përfillin kërkesën e saj për postin e kryeministrit.

Kjo pasi jemi në ditët kur duhet të nisin bisedimet zyrtarisht nga partitë politike për formimin e Qeveris. Së fundmi edhe Presidenti Stevo Pendarovski, tha se në qeverinë e re nuk duhet të ketë emra që kanë afera për shkelje të ligjit dhe në dëm të shtetit siç ndodhi me disa nga ish bashkëpartiakët e tij.

Pikërisht e marta e katër gushtit kur dhe do të kemi konstituimin e Parlamentit, pritet ti vë në pah linjat kryesore drejt formimit të Qeverisë së re.

Që nga përqafimi i pluralizmi para 30 viteve, pas mbajtjes së zgjedhjeve qoftë të rregullta qoftë të parakohshme parlamentare, nuk ka ndodhur që edhe subjekti i parë politik edhe ai i dyti si tani të deklarohen së të dyja po zhvillojnë bisedime me partitë më të vogla parlamentare për formimin e Qeverisë. Në këtë mes, VMRO thirret në legjitimitetin tek elektorati maqedonas, meqë kanë fituar dy deputet më shumë se sa LSDM e cila i ka 46 deputetë bashkë me deputetë të Lëvizjes BESA.

Me interes po pritet që partnerërt aktual LSDM e Zoran Zaevit dhe BDI e Ali Ahmetit të nisin negociata zyrtare dhe po aq me interes si do “luaj” BD me kërkesën e madhe për të marrë kryeministrin. Sipas asaj që deklaroi zëdhënësi i BDI-së saj Bujar Osmani, kryeministri qoftë edhe me rrotacion ka simbolikën e vet duke pranuar tezën që këto ditë po qarkullon në opinion, pra ky post të ndahet në dy periudha kohore, edhe atë tre vite LSDM ndërsa një vit BDI.

Parimisht jam i prirur të besoj se, sistemi unitar i shtetit i ruajtur jo pa qëllim nga SHBA dhe vendet kryesore të Evropës Perëndimore me Marrëveshjen e Ohrit, është në dobi të popullit shqiptar dhe në rastin në fjalë kryeminstri shqiptar do të thyente shumë tabu në këtë shtet ku pabarazia mes popullit shqiptar dhe atij maqeonase shihet në çdo aspekt kjo me fajin e BDI-së por jo edhe duke i qenë i pabarbartë me kushtetutë me popullin maqedonas.

Por, garantuesit Marrëveshjes ë Ohrit e as idialistlet dhe luftëtarët e 2001-it por dhe vetë populli shqiptar nuk e parashikuan atëherë që, një parti politike 19 vite pas nënshkrimit të saj të krenohet vetëm me punësime partiake në adminstratë dhe udhëheqje me poste të rëndësishme ministrore dhe shtetërore me njërëz pa kredibilitet profesional dhe të korruptuar deri në bark.

Andaj kur BDI-së tashmi i njihet stili mashtrues politik në të katër anët edhe në Vashington dhe Bruksel, boll e vështirë të pranohet përsëri në Qeveri edhe atë me një figurë stilistikisht nështruese për kryeministër nesër.

Pala maqedonase nëse i’a do të mirën vendit edhe mund të bëjë hapin gjigant që shërbëtorin e tyre poltik ndër vite tërësisht të pa formë dhe të pa këndshëm totalisht si paraqitje publike, pra ta qesin në opozitë. Disa thonë se BDI po të bjerë në opozitë vështirë se mund të ngrihet, por objektivisht nuk mendoj se duhet të gjykojmë kështu.

Nëse ndodh kjo në BDI që duhet të ekzstojë si parti e dalur nga lufta e 2001-it, me gjasë mund të largohet njëherë e përgjithmonë elementi krminal tepër i rrezikshëm që as vetë VMRO dhe LSDM s’mund t’i bien në fije se nga e ka prejardhjen. Por edhe vetë lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti duhet të dorëhiqet nga partia dhe të mbetet leventualisht kryetar këshillit për ruajtejen e trashëgimisë historike mundësisht si Organizate joqeveritare dhe jo si institucion shtetëror duke patur frikë se mund t’a BDI-zojë brenda pak muajve.

Ali Ahmeti me siguri i kujtohet dorëheqja e Fatos Nanos, ish kryetarit emblematik të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Po të kishte vazhduar Nano në krye të PS-së , dhe po njejtë edhe Berisha në vitin 2013-të në krye të PD-së, do të degjeneronin thellë vetë dhe partitë e tyre, në familjariëzëm, nepotizëm, korrupsion por dhe krim të organizuar dhe partitë përkatëse nuk do t’i vinin në pozicion për të marrë pushtet. Njëjtë veproi edhe lideri po aq emblematik Partisë Demokratike të Kosovës tani Preseineti Hashim Thaçi.

Të rrish 20 vitë në krye të parties të dal nga lufta dhe të mos jesh në gjendje as me një akt nënligjor të rregullosh stasusin dhe benifitet e tyre ligjore, dhe andej të legalizohet Universiteti i Tetovës pas luftës së këtyre luftëtarëve dhe në të cilin më pas në të njëjtin Universitet të regjistrohen pa pagesë luftëtar maqedonas që vranë fëmijë të vegjël në Sllupçan të Likovës, është tragjike të rrish në krye të partisë sa pa sens publik e moralist.

BDI në opozitë do të bente të mundur që brenda saj të ndërtohet lidership modern dhe progresist që është në gjendje përsëri të fitojë në zgejdhje por me performansa pozitive më pas në ministri dhe drejtori. Në të kundërtën nëse Ali Ahmeti ndikon thelbëisht që në krye të partisëe të vijë ndonjë familjar i tij apo ndonjë hiper pozitiv si Bujar Osmani, BDI-së si mbetet tjetër veç t’a hedh dikush në detin Egje.

Kjo mund të ndodh nëse vërtet në kampin poltik maqedonas kemi lider vizionar për shtetin dhe shoqërinë, dhe e kanë në dorë t’a bëjnë këtë. Një koalicion i LSDM-së pa elementin kriminal dhe korruptiv e të famshit Mihaljkov dhe elementin kriminal e korruptiv të BDI-s dhe të vetin, me partitë shqiptare por edhe një koalicion i gjerë, VMRO, LSDM, AASH AA, me një “Kryeministër konsensual” vertetë do të trengonim se jemi për shtet ligjor, gjyqësor të pavarur dhe shtet apo shoqëri për të gjithe jo vetem shtet për familjarë dhe shokë të Nikolla Gruevskit, Ali Ahmetit e Zoran Zaevit.