Diplomatët, anëtarë të Shtabit të Krizës për luftë me pandeminë të MPB-së fitues të çmimit “Diplomat i Vitit”

Çmimi “Diplomat i Vitit”, që tradicionalisht ndahet në Ditën e Ministrisë së Punëve të Jashtme – 29 Prill, sivjet e marrin diplomatët – anëtar të Shtabit të Krizës pranë Ministrisë të formuar për luftë me pandeminë.

Diplomatët Eleonora Todorovska, Mia Dimitrovska, Jumni Sali, Dragan Bpgdanovski, Agim Murtezani, Sërgjan Haxhi-Nikollov, Katina Georgiev, Bekri Ajdni, Boni Cvetanovska, Sashka Talevska, Reshat Berisha, Esat Veliu, Marjan Sofronieski, Sinisha Ivankoviq, Atina Niçoska dhe Suzana Tuneva, të cilët të palodhur dhe me përkushtim janë përballur me sfidat gjatë riatdhesimit të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të hasur në endte e vitit, bëri të ditur MPJ-ja.

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, i uroi fituesit, diplomatët, si dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

“Puna e diplomatëve është që t’u ndihmojnë qytetarëve në vendet e huaja, t’i promovojnë interesat shtetërore, të ndërtojnë ura të miqësisë dhe aleancës. Sivjet i realizuam prioritetet strategjike të politikës sonë të jashtme, anëtarësimi në NATO dhe fillim të negociatave me BE-në, punë që me dekada ka kërkuar përcaktim dhe vizion të diplomatëve në MPJ. Sot, në Ditën e MPJ-së, në kushte të sfidave serioze të shkaktuara nga pandemia, vendosëm që këtij angazhimi aktiv t’i japim emër dhe mbiemër dhe për herë të parë, çmimin “Diplomat i Vitit” t’ua ndajmë më shumë kolegëve të cilët në gjendje të jashtëzakonshme kanë punuar në mënyrë të shkëlqyer”, thekson Dimitrovi në urimin.

MPJ bëri të ditur se sivjet, duke pasur parasysh rrethanat, nuk do të mbahet festim tradicional me të cilin shënohej kjo ditë. Sot shënohet 51 vjet nga formimi i Byrosë për Marrëdhënie me Vendet e Huaja në vitin 1969, organ i cili përmes Sekretariatit për Marrëdhënie me Vendet e Huaja, në vitin 1994 u etablua si Ministri i Punëve të Jashtme.