Diona Fona me këngë të re së shpejti, zbulon emrin e saj

Një këngëtare e re por që mori popullaritet shumë shpejt është Diona Fona, vajza e cila u rrit në Angli por u kthye në Kosovë për të zhvilluar karrierën e saj muzikore, shkruan lajmi.net.

Diona kësaj radhe ka publikuar disa imazhe nga prapaskena e projektit të saj muzikor të zi ku shihet e kuruar mjaft bukur me flokë të gjatë dhe grim të lehtë.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale ku publikon imazhe nga përditshmëria por edhe nga karriera, ndërsa së fundmi kishte shpërndarë edhe një video nga seti filmik i këngës së re me titull “Xhani”./Lajmi.net/