Dimri i vitit 1955/56: Në Shkup ra borë 105 ditë pa ndërpre, burri nga Saraji në shpinë e solli gruan në spital në Shkup!

Gjërat më të çuditshme që kanë ndodhur në Shkup në periudhën 1955-1963 janë: Bora e pandërprerë 105 ditë të plota, vërshimet në vitin 1962 , si dhe rasti më tragjik, tërmeti katastrofal i vitit 1963.
Me siguri keni dëgjuar nga më të vjetrit për dimrat e ftohtë në të kaluarën. I tilli ka qenë edhe dimri i vitit 1955/1956, kur pa ndërpre ka reshur borë 105 ditë të plota. Këtë dimër tashmë e mbajnë mend vetëm gjeneratat më të moshuara, të cilat me kureshtje të madhe kanë përcejllur radio emisionet dhe parashikimet e kohës, që vazhdimisht kanë paralajmëruar reshje të reja bore.
Reshjet janë ndërprerë në ditën e 105-të, kurse ndërprerjes së borës i ka paraprirë një furtunë e madhe.

Nga kjo ngjarje mbahet mend edhe rasti i një banori të Sarajit. Për shkak të rrugëve të mbyllura një banor i Sarajit, I cili bashkëshorten e tij shtatzënë e ka sjellur nga Saraji në spital Shkup duke e bartur në shpinë thuajse gjatë tërë rrugës.
Mundi i tij është paguar dhe bashkëshortja ka sjellur në jetë një djalë të shëndosh.