Dimitrov: Publikisht kërkova që të hetohet lajmi i rrejshëm për dorëheqje, dhe është dorëzuar kërkesë deri te PP

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se për lajmin e rrejshëm për gjoja dorëheqje të tij një ditë pas Referendumit, jo vetëm që publikisht ka bërë thirrje që të hetohet rasti dhe të locohet përgjegjësia, por kjo është bërë edhe përmes kërkesës zyrtare deri tek Prokuroria Publike, që ditën e nesërme, më 2 tetor të vitit 2018.

Dimitrov në statusin në Fejsbuk publikoi demant deri tek portali expres.mk, i cili siç shkruan ministri i Punëve të Jashtme në tekstin “Rasti i posaçëm i Nikolla Dimitrovit” i publikuar më 19.02.2020, mediumi “përmes shkeljes së ashpër të standardeve gazetareske, pa u kërkuar për qëndrim, publikoi gënjeshtër të notorizuar për një informatë që është shumë lehtë për t’u verifikuar”.

Në tekstin, i cili siç thotë Dimitrov, në fakt në mënyrë skandaloze i ndan mediumet në të atillë të cilët janë “të afërt me LSDM-në” dhe të atillë që nuk janë, më tej i referohet një statusi nga rrjetet sociale, “që më krahason me Koten nga Rula”.

“Kur më krahasoni mua me Koten, i barazoni BE-në dhe NATO-n me Karavengelisin. Më qartë (edhe ndoshta të Frojdit) e përcaktimit të autorëve të këtyre krahasimeve për ardhmërinë euroatlantike të Maqedonisë së Veriut nuk mund të paramendohet”, thekson Dimitrov, i cili kërkon nga portali në pajtueshmëri me parimet mediale dhe të drejtën themelore të “palës së dytë” të konsultohet, ndërsa posaçërisht në drejtim të informimit të vërtetë të qytetarëve, në vend të plasimit të informatave të pasakta, ta publikojë demantin në tërësi./TV21/