Dimitrov për vizitë në Berlin

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Berlin.

Dimitrov do të marrë pjesë në Takimin e dytë nga rangu i lartë i iniciativës gjermane-franceze për kontroll gjithëpërfshirës të armëve të vogla dhe të lehta në vendet e Ballkanit Perëndimor me të cilin do të kryesojnë ministri gjerman i Punëve të Jashtme Hajko Mas dhe ministri francez i Punëve të Jashtme Zhan-Ib Le Drian.

Siç kumtoi MPJ-ja në kuadër të vizitës së punës janë planifikuar edhe takime të Dimitrovit me kolegët e tij dhe pjesëmarrës të lartë në ngjarje, si komisari për fqinjësi dhe zgjerim Varheji. Është paraparë që ministri të takohet edhe me përfaqësues të lartë nga kabineti i kancelares gjermane Angela Merkel dhe Ministria gjermane e Punëve të Jashtme.

“Vizita ndodh në periudhën e angazhimit të përforcuar në prag të diskutimeve në nivel të BE-së për metodologjinë e re të Komisionit Evropian për zhvillimin e negociatave aderuese, si dhe vendimi për Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave”, theksojnë nga MPJ-ja.