Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov realizoi takim lamtumirës me ambasadoren turke, Tylin Erkal Kara.
Dimitrov shprehu mirënjohje për angazhimet e ambasadores në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe miqësinë mes dy vendeve, duke u dëshiruar sukses në angazhimet dhe sfidat e ardhshme profesionale. Në mënyrë të veçantë është theksuar që së shpejti Maqedonia e Veriut nga aleat natyror do të bëhet edhe aleat zyrtar i Republikës së Turqisë në NATO, me çka dy shtetet do të bashkëpunojnë së bashku në përforcimin e sigurisë së rajonit tonë, por edhe të mbarë Evropës.
Ambasadorja Kara, duke e riafirmuar mbështetjen e fuqishme, të cilën ia jep Turqia, Maqedonisë së Veriut, shprehu mesazhe inkurajuese për finalizimin e ardhshëm të procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, si dhe për progresin e mëtutjeshëm drejt BE-së. Shprehu edhe mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe mbështetjen, që i është shprehur nga ana e institucioneve të Maqedonisë gjatë mandatit të saj.
Në takim janë shprehur mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale, të cilët theksojnë ulje të posaçme në ekonomi, investimet, turizmin, kulturën, arsimin, shëndetësinë dhe mbrojtjen, si dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit edhe në fusha tjera me interes të posaçëm.