Kombi maqedonas aktualisht nuk ka zgjidhje të vërtetë. Shpresa dhe vendosmëria e vetme, ta përfundojmë atë që e kemi filluar, ta vendosim vendin në binarë dhe dhe ta bashkëngjisim atë në lokomotivën që po ecën përpara, është LSDM-ja nën udhëheqjen e Zoran Zaevit, tha sonte bartësi i listës zgjedhore në NJZ1 nga koalicioni “Mundemi”, Nikolla Dimitrov.
“Këto zgjedhje duhet t’i japin fund asaj që filluam si opinion në vitet 2015-2016, për t’i dhënë fund recidiveve të fundit të atij regjimi që solli deri në atë që Komisioni Evropian të na quajë “shtet i robëruar”, tha Dimitrov, sonte në “Dnevnik” në TV Sitel.
Ne, tha Dimitrov, bëmë një kthesë të jashtëzakonshme, sepse kur morëm përgjegjësinë, nga Komisioni Evropian patëm vlerësim të një shteti të robëruar
“Do të thotë që fuqia është tek një person. Raporti i fundit i KE-së, thotë se kemi bërë përparim të mirë, mes tjerash edhe në sundimin e ligjit”, sqaroi Dimitrov lidhur me ndryshimet drastike në vlerësimet e BE-së në raportet e tyre që shteti i merrte para dhe gjatë qeverisjes së LSDM-së.
Si nënshkrues i Marrëveshjes së Prespës, e cila është çështje aktuale edhe në këto zgjedhje, Dimitrov theksoi se ai do të vazhdojë të shpjegojë se çfarë do të thotë kjo marrëveshje.
“Kjo është një marrëveshje që na anëtarësoi në NATO, na i hapi dyert për të ardhmen evropiane, e mbylli regjistrimin tonë në KB me kartën tonë të identitetit dhe fjalët me fjalët e ndërmjetësit Nimic: “Pas Prespës askush nuk mund të kontestojë që në Maqedoninë e Veriut jetojnë maqedonas që flasin maqedonisht. Marrëveshja e Prespës është një sukses i mbështetur nga e gjithë bota”, tha Dimitrov.