Dimitrov: E jona është të mos heqim dorë dhe të gjejmë zgjidhje me Bullgarinë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në konferencën për shtyp me ministrin gjerman për

Evropë, Mikael Roth ka thënë se nuk duhet hequr dorë nga arritja e zgjidhjes, megjithatë pa rritur shumë pritshmëritë.

“Na erdhi propozim nga kryesimi i Portugalisë me BE-së që nga ana jonë ishte cilësuar si bazë e mirë për vendim përfundimtar. Sfidë është të menaxhohen pritshmëritë. E jona është të mos heqim dorë, ndërsa në ndërkohë të mos krijojmë pritshmëri të mëdha. Mendojë se duhet të punojmë në rezultat, dhe të mos i rrisim pritshmëritë. Ajo që presidenti Pendarovski dhe presidenti Radev janë së bashku në Romë, është sinjal i qartë se po rifillon dialogu dhe mendojë miqësia maqedonase-bullgare”, tha Dimitrov, raporton SHENJA.