Dimitrov: BE nuk mund t’i lejojë vetes që edhe këtë vit të dështojë në procesin e zgjerimit

Portugalia do të jetë e interesuar t’i vazhdojë përpjekjet e Gjermanisë, Berlini njofton se mbetet i përkushtuar për këtë çështje, mendoj se Bashkimi Evropian nuk mund t’ia lejojë vetes luksin që edhe ky vit, 2021, të kalojë ashtu siç kaloi viti 2020, me dështim të zgjerimit, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në intervistë për MIA-n, në të cilën Dimitrov mes tjerash foli për bllokadën bullgare si dhe procesin e zgjerimit të BE-së.

“Portugalia nuk është gjeografikisht afër nesh, është e qartë se kjo perspektivë në një farë mënyre ndikon në përparësitë e Portugalisë, etj. Në ish funksionin tim kam pasur disa takime me MPJ-në portugeze, Portugalia në fakt ka përdorur të njëjtin motiv si ne për anëtarësim në BE, ka forcuar demokracinë, ka siguruar rritje ekonomike, ka rregulluar vendin, dhe në këtë kuptim mendoj se do të na dëgjojnë për çështjet tona”, tha mes tjerash Dimitrov.