Dimitrov: BE-ja të tregojë se është bashkësi e parimeve dhe vlerave

Miratimi i korrnizës negociuese dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit, do t’i rrumbullaksojë sukseset historike të vendit pas dritës së gjelbërt për hapje të negociatave inkuadruese në NATO, porositi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov në takim video-konferencë me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Maqedoninë e Veriut.

Vlerat dhe parimet e Unionit, sipas Dimitrovit, varen nga ajo se si BE-ja do të veprojë ndaj të drejtës së vetpërcaktimit të popullit maqedonas.

“Si do të pozicionohet Bashkimi Evropian ndaj kësaj çështje – e drejta e popullit maqedonas të vetpërcaktimit – do të ndikojë mbi atë nëse edhe më tutje do të mundemi në Union të shikojmë si në bashkësi të vlerave dhe parimeve, ka potencuar Dimitrov, në lidhje me sfidat me të cilat përballet vendi në dritë të mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare.

Në takim, të inicuar nga ambasadori dhe shef i Delegacionit të BE-së Dejvid Gir, me rastin e Raportit të mëparshëm të Komisionit evropian për Maqedoninë e Veriut dhe pakon e zgjerimit, Dimitrov ka potencuar se e njëjta paraqet vlerësim objektiv dhe gjithëpërfshirës të përparimit tonë, duke i identifikuar rajonet në të cilat duhet t’i fokusojmë aktivitetet reformuese, me theks të veçantë në fushat prioritare lidhur me klasterin e parë – Themelet.

Dimitrov, thuhet në kumtesë, gjithashtu, ka informuar edhe për masat që Qeveria i ndërmerr për përmirësimin e IPA strukturës, gjegjësisht për kapacitetet e absorbimit të fondeve të BE-së.