Dimitrievski për REL: BDI menaxhon me vendin – LSDM-ja element shoqërues në Qeveri

“NËSE NUK JENI I DËGJUESHËM DO TË PËRBALLENI ME KALLËZIME TË RREME NGA MPB-ja.

Keqpërdoret MPB-ja për “qërrim hesapesh” politike dhe në vend që resurset të harxhohen në mënyrë thelbësore dhe të shkatërohet krimi, MPB-ja I harxhon diku tjetër – thotë Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski në intervistën e së dielës për Radion Evropa e Lirë, duke pohuar se vendi udhëhiqet nga BDI-ja, percjell KlanM.

Tashmë gjashtë vite me radhë është Kryetar i Komunës së Kumanovës. Mandatin e dytë e fitoi pa mbështetjen e partisë amë LSDM-së, kurse ndërkohë formoi lëvizje qytetare. Sipas Maksim Dimitrievskit, Kryetarit të Komunës së Kumanovës, sic percjell KlanM, duhet të ketë zgjedhje të parakohshme, sic thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, të largohet kjo qeveri që keqmenaxhon me vendin.

“Shteti funksionon si shoqëri private aksionare ku BDI-ja është menaxheri kryesor, kurse element shoqërues të qeverisë janë ish-bashkëpartiakët nga LSDM-ja. Flas për elitën politike që udhëheq me partinë, sa I takon anëtarësisë ata janë njerëz të mirë, fatkeqësisht që nuk mund të fitojnë shansin” – tha Maksim Dimitrievski, kryetar i komunës së Kumanovës.

Sipas Dimitrievskit, projektet strategjike sikurse rasti I fundit me “Behtel dhe Enka” dhe investimet tjera, janë si rezultat i vullnetit të BDI-së, që sundon me vendin më shumë se 30 vite dhe në opinion çon mesazhin se janë të pazëvendësueshëm.

“Për ta nuk vlen ligji dhe fatkeqësisht krijon frustracione në shoqëri ku shumica, pjesëtarët e komunitetit shumicë maqedonas ndjehen sikurse jetojnë në apart`hejd. Nëse cdo vend në botë ka mafian, unë mendoj se Maqedonia arriti në situatë të jetë vendi që kontrollohet nga mafia” – tha Maksim Dimitrievski, kryetar i komunës së Kumanovës.

Kryebashkiaku i Kumanovës, në intervistën për Radion Evropa e Lirë, sic percjell KlanM, ka theksuar se kjo politikë aktuale qeveritare ndjehet edhe në nivelin lokal, ku sic tha, ka një ekspansion të paparë me mafinë e ndërtimit dhe se në periudhën e ardhshme do të publikojë shumë informacione.

Dimitrievski nuk ka kursyer edhe MPB-në duke e akuzuar për keqpërdorim të institucioneve shtetërore, sic tha, për “qërrim hesapesh” politike, percjell KlanM. “Nëse nuk jeni i dëgjueshëm, do të përballeni me kallëzim të rremë anonim penal dhe për një moment do të hapen 10 hetime” – ka thënë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski. /KlanMacedonia/