Dimitrieska-Koçoska: LSDM dhe BDI janë bandë kriminale

Gordana Dimitrieska Koçoska nga VMRO-DPMNE sot në Orizare tha se mbështet protestën e kultivuesve të orizit. Ajo sërish shprehu kritikat e saj ndaj brohoritjeve të gjuhës maqedonase në manifestimin për rastin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, dhe e quajti BDI-në dhe LSDM-në një bandë kriminele.

“Përmes atij manifestimi dhe atyre brohoritjeve në një farë mënyre jemi fyer, për shkak se është fyer identiteti ynë, gjuha jonë, si të presim që të na respektojnë fqinjët tanë, kur nuk e respektojmë veten. Është e qartë, pushteti nuk del sepse pushteti duhet të del dhe kritikojnë partnerin e koalicionit, që është BDI. Por kjo është një bandë e bashkuar kriminale që për shkak të krimit dhe korrupsionit do t’i hesht të gjitha punët. Prandaj, ministrja e Kulturës nuk ka guxim të komentojë asgjë”, tha Dimitrieska-Koçoska.