Dileri gëlltiti dy pako amfetamine pasi vërejti policinë, arrestohen edhe blerësit

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme në Veles janë arrestuar tre persona pasi janë kapur gjatë shit-blerjes së substancave narkotike, përcjell TV21. Nga MPB thonë se shitësi i substancave pasi ka parë policinë ka gëlltitur dy pako me amfetaminë.

“Me datë 13.01.2023 në ora 18:00 në Veles, zyrtarë policorë nga SPB-Veles kanë privuar nga liria T.M.(49), D.G.(33) dhe MT.(25), të gjithë nga Velesi. Në afërsi të një objekti ushqimor në Stacionin e Autobusëve në Veles, zyrtarët policorë kanë kapur T.M. deri sa po i shiste amfetaminë D.G. dhe M.T., e më pas në lokalin e hotelierisë, pasi kanë vërejtur punonjësit e policisë, T.M. ka gëlltitur dy pako amfetamine. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një raport përkatës”.