Dikur thoshte: “shqiptarët do të përfundojnë në detin Adriatik”, VMRO-ja reagon ashpër për emërimin e Frçkovskit ambasador në OKB

“Njeriun i cili thoshte se shqiptarët do të përfundojnë në detin Adriatik, ndërsa maqedonasit do të flasin gjuhën bullgare, Pendarovski e ka emëruar ambasador të Maqedonisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka reaguar VMRO-DPMNE-ja.

Nga kjo parti nënvizojnë se Frçkovski është figurë kontroverse i cili në vitin 2001 nxiste ushtritë bullgare dhe greke që të interenojnë kundër shqiptarëve të Maqedonisë, ose siç e citojnë “ndoshta ne do të flasim bullgarisht, por shqiptarët do të notojnë drejt Italisë”.

“Frçkovski i cili i rrihte qytetarët në Tetovë, në mandatin e të cilit ndodhi atentati ndaj Gligorovit, i cili jepte urdhra për përgjim, i cili lejonte shkeljen e embargos drejt Serbisë dhe kontrabandë, të cilin e refuzuan si propozim për ambasador në SHBA, tani Pendarovski e dërgon në Kombet e Bashkuara. Aq sa është turp për Frçkovskin, më tepër është turp për Kovaçevskin dhe Pendarovskin të cilët e lejojnë këtë gjë. Më pas habiten përse askush nuk e merr seriozisht Maqedoninë. Pra, për shkak të aventurave të tyre me emërimin e personave kontrovers në diplomaci, jemi në këtë gjendje”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.