“Dikur pozita dhe opozita kritikonin njëra-tjetrën!”

Shkruan: Fejzi Hajdari

Me anë të një postimi ka ringritur problematikat që po has politika në Maqedoninë e Veriut.

Hajdari ka thënë se dikur opozita dhe pozita kritikonin njëra-tjetrën, ndërkohë që sot nuk ka ndonjë dallim mes tyre.

POSTIMI:
Politika shqiptare ne Maqedoni-Para dhe Pas 2001-shit!
PARA 2001-shit
Dikur opozita dhe pozita, kritikonin njera-tjetren: Pse ne qeveri kane hyre pa Platforme politike qe nenkuptonte:
– Zyrtarizimin e shqipes gjate mandatit,
– Perdorimi zyrtar i Flamurit,
– Avancimi i statusit kushtetues
– Ndarja e buxhetit shteteror konform perqindjes se shqiptareve)
PAS 2001-shit:
– Cilen Ministri po na i jipni?
– Cilen Drejtori?
– Cilin tender?
– Sa punesime po na i jipni?
– A mi punesoni anëtarët e familjes?
Rezultati:
Kerkesat e shqiptareve vazhdojne te jene OPEN, kurse kemi arritur te krijojme edhe nje standard: Eurointegrimet!
P.S. Nuk po me duket se ka ndonje “dallim”??!!!