Digjet objekti në rrethinën e Tetovës

SPB Tetovë njofton se dje është djegur një objekt në fshatin Xhepçisht, nga ku ka pasur vetëm dëme materiale.

“Më 01.10.2025 në orën 10:50 në SPB Tetovë është raportuar se ka rënë zjarr në një kasollë në pronësi të A.A. (55) në f. Xhepçisht.
Nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga një ekip i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse Tetovë.

Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer ekspertizë në vendngjarje.