Digjet një veturë me targa serbe në Leposaviq

Një veturë me targa serbe është djegur gjatë orëve të para të së enjtes.

Rasti ka ndodhur në Leposaviq.

Detaje për Klankosova.tv ka dhënë Veton Elshani, ushtrues i detyrës së drejtorit të policisë për rajonin e veriut.

Ai tha se gjatë shiqimit të vendit të ngjarjes është kuptuar se dëme të vogla materiale kishin pësuar edhe dy vetura të tjera që kishin qenë afër.

“Me datën 29.02.2024 rreth orës 04:00 kemi pranuar informatë se në Leposaviq ishte duke u djegur vetura Toyota e bardhë me targa serbe RA. Në vendin e ngjarjes kanë dale njësiti i patrullës së bashku me zjarrfikësit të cilët kanë kryer shiqimin e vendit të ngjarjes .Gjatë shiqimit të vendit të ngjarjes është kuptuar se dëme të vogla materiale kishin pësuar edhe dy vetura të tjera që kishin qenë afër kësaj vetureje”, tha Elshani.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me udhëzimet e tij iniciohet rasti si Zjarrëvënie, ndërsa nuk kemi të arrestuar dhe nuk kemi ndonjë motiv për momentin”, deklaroi Elshani për Klankosova.tv