Digjet një kamion në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, nuk ka të lënduar

Një kamion është përfshirë nga zjarri në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Nuk raportohet për të lënduar nga ky rasti.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

“Rreth orës 12:00 është raportuar se në magjistralen Prishtinë – Ferizaj një kamion është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar, teksa policia po trajton rrethanat e ngjarjes.Nuk raportohet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes”.