Më datë 04.01.2026 në ora 08:45, në SPB Tetovë është raportuar se në fshatin Gajre të Tetovës ka rënë zjarr gjatë lëvizjes në automjetin “Mercedes” me targa gjermane, i drejtuar nga A.I. (27) nga fshati Gajre. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.
Maqedoni Digjet një automjet “Mercedes” në fshatin Gajre, Tetovë – policia po kryen...






