Digjet baneri i kryeministrit Kurti në Skënderaj

Fushata për zgjedhjet parlamentare në Kosovë ka filluar të ashpërsohet.

Angazhimi i kryeministrit dhe partisë që drejton në bastionin e PDK-së në Drenicë nuk po pritet mirë nga militantët e PDKsë, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka bën të ditur se është djegur baneri i kryeministrit në Skënderaj.

“Kësaj radhe qenka djegë me benzinë baneri i Kryeministrit në Skënderaj. Sigurisht, PDK mundet ma mirë.”, ka shkruar Manxhuka. (INA)