Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, dje më 05.01.2026 në ora 15:20, automjeti “Pasat” me tabela të Dibrës, e cila ka pritur kolonë për të hyrë në shtet në vendkalimin kufitar Qafëthanë, është ndezur.
Sipas policisë, të lënduar nuk ka, kurse automjeti, në pronësi të 34 vjeçarit nga Dibra, menjëherë është larguar nga kolona.
Me aparat kundër zjarrit është parandaluar zjarr më i madh.






