Digjen dy automjete në Çair, zjarri përfshin edhe një automjet të tretë

Dy automjete janë djegur plotësisht, ndërsa një i tretë është përfshirë pjesërisht nga një zjarr që shpërtheu gjatë natës në lagjen Çair të Shkupit informon Tetovasot.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 25 qershor 2026, rreth orës 02:20, në SPB Shkup, A.A. (42) nga Shkupi ka raportuar se janë djegur automjeti i tij Volkswagen Passat me targa të Shkupit dhe një automjet Mercedes me targa të Velesit, në pronësi të M.M.

Nga zjarri është dëmtuar pjesërisht edhe një automjet Land Rover me targa të Shkupit, në pronësi të A.R.

Zjarri është shuar nga ekipet e Brigadës së Mbrojtjes Kundër Zjarrit të Qytetit të Shkupit. Në incident nuk ka persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga policia, ndërsa autoritetet po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit.TS