Diellza Kolgeci bën thirrje të bojkotohen produktet serbe: S’janë të shëndetshme

Ish-misi, Diellza Kolgeci, ka bërë thirrje që të bojkotohen produktet e importuara nga Serbia.

Ajo ka thënë se ka shumë kohë që i është bashkuar kësaj fushate.

Sipas saj, ato produkte që sjellën nga Serbia në Kosovë nuk janë kualitative, por as të shëndetshme.

“Ka shumë njerëz që thonë se produktet që vijnë nga Serbia janë më të mira, por kjo është një temë e thellë që kërkon bashkëpunim të shtetit me prodhuesit. Populli është duke bërë aq sa ka mundësi”, ka thënë ajo.

Sipas saj, janë miliona euro që Kosova ia dërgon Serbisë duke ia blerë produktet.

Kolgeci ka thënë se bojkotimi i këtyre produkteve është patriotizëm i shëndoshë.

Ajo ka thënë se kur ka prodhime vendore, është e palogjikshme të blihen produktet serbe.