Diçka për Evropën

Shkruan: Mahmut Bakalli

Nuk është e tepërt as skeptike të shtohet se Evropa fsheh në vete shumë gjëra, shumë dredhi, shumë befasi ( të ndritshme dhe të errëta).
Evropa është një lavire plakë, të cilën edhe kur ta duash, duhesh mirë ta njohësh, nga të gjitha anët që mos të befasojë, sepse nuk dihet me saktësi çka premton, deklaron dhe synon! Evropa ka përvetësuar civilizimet, begatitë dhe kulturat e të tjerëve në botë dhe madje i ka kthyer si vlera të veta-por me kamatë! Evropa pasi nuk mundi ta zhdukë krishterimin në fillet e veta,e përvetësoi atë si ideologji dhe vlerë të veten,madje e theu krishterimin në dysh e kishën e perëndimit e degëzoi.
Evropa iu kundërvu Islamit, por e la të depërtoj deri në kufijtë ku asaj i konvenon.
Evropa krijoi dhe zhduku perandorinë, sipas nevojës së vet.
Në Evropë lindi inkuzicioni, gijotina, baroti, bomba atomike, kryqëzatat,racizmi, shovenizmi, kampet e përqendrimit dhe komorat e gasit, gjenocidi dhe holokausti.
Në Evropë lindën diktaturat, diktatorët, fyrerët dhe totalitarizmi.
Në Evropë lindi doktrina e komunizmit, doktrina dhe praktika e nacizmit dhe fashizmit, antisemitizmi, imperializmi dhe kolonializmi.
Në Evropë lindën dy luftërat e mëdha botërore dhe luftërat e ftohta, në të cilën u vranë gati njëqind miljonë njerëz.
Shumica e kundërthënjeve të botës lindën në Evropë, apo aty erdhën në shprehje.
Evropa krijoi kufinj dhe mure për ndarjen e kombeve përgjysmë.
Evropa ka qenë gjithmonë si një “fermë e shtazëve” të (Orwellit), në të cilën kombet kanë qenë të barabarta, por disa prej tyre kanë qenë më të barabarta.
Evropa dhe Amerika dinë t’i përkrahin, t’i ndihmojnë dhe t’i trimërojnë të vegjëlit dhe të rrezikuarit, por dinë edhe të lënë të vetmuar, sipas vlerësimit të tyre pragmatik.
Evropa në vete fsheh shumë befasi dhe kundërthënje.
(Autori është Mahmut Bakalli nga Gjakova, politikan i më shumë funksioneve të larta politike. Tanimë i ndjerë)