Diçka e re po vjen nga anëtarët e ‘BabaStars’

Reperi Getoar Selimi ka kohë që ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor, i cili pritet të publikohet para festave.

Së fundi, me anë të një postimi në Instagram, Geti se disa prej anëtarëve të labelit të tij “BabaStars”, kanë lënë të kuptohet se një projekt i ri është shumë afër.

Ata kanë publikuar një fotografi të një ‘sëpate’, por nuk kanë preferuar të japin më shumë detaje.

Mbetet të shihet nëse do t’i shohim sërish në një bashkëpunim reperët Getoar Selimi, Majk dhe Onat, apo fshihet diçka tjetër pas këtij postimi.

Megjithatë, fansat e tyre presin me padurim diçka të re nga anëtarët e këtij labeli. Ndërsa, kujtojmë se “Zhytem”, është kënga e fundit nga Geti dhe Majk. /Lajmi.net/