Dibra me 23% të votave të numëruara: Fiton Mela

Komisioni Shteteror Zgjedhor (KSHZ) ka filluar me publikimin e rezultateve të para në Komunën e Dibrës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në garë për këtë komunë janë: Ilirian Fetahu nga AKI, Fisnik Mela nga VLEN dhe Ramadan Imeri si kandidat i pavarur.

Rezultatet me 22,75% të votave të numëruara janë:

Ilirian Fetahu nga AKI: 364

Fisnik Mela nga VLEN: 623

Ramadan Imeri si kandidat i pavarur: 539

Përndryshe, në Komunën e Dibrës ka 19,763 votues dhe dalja deri në ora 18:30 ka qenë: 39,63%