Diaz për të ardhmen e tij: Jam shumë i lumtur në Milan

Brahim Diaz ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.
Ditëve të fundi është duke u raportuar që Real Madridi kërkon rikthimin e spanjollit në ekip.

Sipas medieve në Spanjë, ‘Mbretërit’ e shohin atë si të denjë për t`u kthyer në Madrid.

Së fundmi është vetë lojtari që ka folur për të ardhmen e tij, duke u shpreh i lumtur te Milani.

“Jam shumë i lumtur këtu me AC Milan dhe po bëj çmos për ta ndihmuar këtë ekip”, u shpreh ai për ‘Sky Sport’.

Milan do të vendosë për opsionin e blerjes prej 22 milionë euro në fund të sezonit. Real Madrid ka klauzolë kthimi rreth 27 milionë euro.