Diasporën nuk po e ofendojnë analistët, por partitë e profiterëve në pushtet, që frikohen nga fuqia e diasporës për ndryshim

Alisetar Shkupi

Unë si mërgimtar e kam të qartë se nuk po më shan, e as nuk po më ofendon analisti Valon Syla. Mua dhe gjithë diasporën po na shajnë partitë e profiterëve në pushtet, në Kosovë, Maqedoni e gjetiu, që e dinë fuqinë e diasporës për të bë ndryshime pozitive politike. Ata po ua hedhin nga një “kockë” Valonit e sojit të Valonave, që të na ofendojnë neve si diasporë.
Qëllimi është i qartë: këto parti dhe udhëheqësit e tyre, bukëshkalë (që dikur ne si diasporë i kemi mbajtur me bukë), sot frikohen nga fuqia e diasporës. E dinë se diaspora po ua prish matematikat zgjedhore dhe do tua prishë edhe më tepër në zgjedhjet e ardhshme.
Duke na ofenduar, përmes “aleteve” të tyre, shpresojnë se do e revoltojnë diasporën dhe do e shkëpusin lidhjen tonë me vendlindjen. Mjeranat. Nuk e dinë se në këtë mënyrë vetëm që do na nxisin më tepër të vijmë në votime dhe të japim kontributin tonë për ndryshime pozitive.

Andaj, falemnderit Valon për këto ofendime. Vetëm na ke shtuar vullnetin që të vijmë më masovikisht në zgjedhje.
Deshte t’i ndihmosh partitë e profiterëve, por vetëm se i more në qafë. Në zgjedhje, qofshin në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë ose Mal të Zi, mbarë diasporën do e kesh në votime. E ti mos u ndal hiç. Vazhdo lëpije kockën që ta ka hedhur pushteti.